TiBO është Platforma e vetme IPTV, Partnere Zyrtare me të gjitha platformat televizive shqiptare si DigitAlb, SuperSport, Tring dhe RTSH, që operon në të gjithë globin.

300 KANALE LIVE TV

Të gjitha kanalet shqiptare të Shqiperisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Ligat më elitare të futboollit si: Kampionatin Anglez, Italian, Spanjoll, Francez, Gjerman, Hollandez, Shqiptar, Kosovar, Maqedonas dhe eventet e UEFA-s. Kampionatet e basketbollit, volejbollit, garat e biçikletave, tenis, boks dhe regbi.

VIDEOTEKA JOTE PERSONALE

Shiko mbi 1.500 filma shqiptarë, filma për fëmijë të dubluar në shqip, dokumentarë, koncerte apo filma të huaj me përkthim sipas dëshirës (shqip, anglisht ose pa titra).

Në shërbimin Video on Demand, çdo video e ndalon dhe e fillon sërish aty ku e kishe ndërprerë apo ecën para – mbrapa me shpejtësinë e shtypjes së një butoni në telekomandë. Arkiva freskohet përherë dhe ti i shikon të gjitha kur të duash dhe sa herë të duash.

REPLAY TV

Me shërbimin Replay TV mund të shikoni të gjitha programet e preferuara dhe pasi të kenë përfunduar.

Replay TV ofron regjistrmin automatik 7 ditor të kanaleve më të ndjekur nga të gjithë bashkatdhetarët.

PAJISJET KU MUND TË ABONOHENI

TiBO BOX QUADCORE

Ky është TIBO box, një aparat super inteligjent për IPTV, i zhvilluar 100% nga inxhinierë të talentuar shqiptarë. Aparati është i vogël, por shumë elegant dhe mbi të gjitha shumë inteligjent. Nëpërmjet tij ekrani shndërrohet në një galeri pafund argëtimi duke sjellë një tërësi televizive dhe jo vetëm, edhe me cilësi 4K.

TiBO box lidhet dhe me wireless dhe shërben si router për të shpërndarë internet në të gjithë ambientin përreth.

SI TË INSTALONI TiBO BOX QUADCORE?

TiBO SMART TV

Përfito 1 ditë abonim FALAS: Shkarko aplikacionin “TiBO Smart TV” në Android Smart TV 5.0 dhe plotëso të dhënat e sakta në “Regjistrohu”.

Shiko direkt në televizorin tuaj Smart, 300 kanale të mbushura me shfaqje televizive, filma dhe sporte.

TIBO MOBILE TV

Shiko televizion kudo dhe në çdo kohë.

Argëtimi juaj nuk duhet të jetë i mbërthyer në një mur. Shkarko aplikacionin TiBO Mobile TV në App Store ose Play Store dhe shiko të gjitha eventet e tua të preferuara në pajisjen tënde SMART.

Shopping cart

No products in the cart.